Arrestohet deputeti i Kuvendit pasi shkeli orën policore dhe iu gjet një armë pa leje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri, është arrestuar sot në një fshat afër Prizrenit, mëson Gazeta Express.

Demiri, që është deputet i koalicionit Vakat, është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe shkelje të orës policore.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj,

‘’Policia i ka ndaluar dy persona për shkelje të orës policore në fshatin Polac. Po ashtu, në makinë janë gjetur 16 fishekë të armës që janë konfiskuar dhe një armë. Arma është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e policisë, të njëjtit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai për Gazetën Express.