52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një kosovar 52-vjeçar dyshohet ta ketë vrarë pronarin e një lokali në Dusseldorf të Gjermanisë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 2:45 të mëngjesit, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas dyshimeve, debati ka vazhduar edhe jashtë lokalit, ku i dyshuari ka shtënë në drejtim të viktimës 38-vjeçare duke e lënë të vdekur, shkruan Rheinische Post.

Mësohet se i dyshuari nuk ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia e ka arrestuar pa rezistencë.

Ekipet mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Policia gjermane ka bërë të ditur se lidhur me rastin do të zgjerojë hetimin.