Sunny Hill Festival

Arrestohet një femër me dyshimin se ndihmoi dy meshkuj në një përdhunim

Është arrestuar një femër me dyshime se ka ndihmuar dy të dyshuar në një përdhunim.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Ferizaj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta së bashku me dy të dyshuar të pa njohur kanë marr pjesë apo ndihmuar në dhunimin e viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.