Xhavit Haliti

Art Shahini shpallet kampion U11 dhe lojtari më i mirë i Turneut Dimëror – Liga Pro

Në kuadër të Turneut Dimëror – Liga Pro, kategoria U11, lojtari i ri Art Shahini ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur Champion U11, pas një performance dominuese në të gjitha ndeshjet e turneut.

Në garën ku morën pjesë 12 ekipe, ekipi i Art Shahinit regjistroi 11 fitore pa asnjë humbje, duke realizuar 27 gola, prej të cilëve 21 gola u shënuan nga Art Shahini, si dhe 4 asistime, duke u konfirmuar si lojtari më efikas dhe më ndikues i turneut.

Finalja u zhvillua në kuadër të El Clasico Vushtrri kundër ekipit Rilindja, ku u arrit fitore me rezultat 3–1. Në këtë ndeshje, Art Shahini kontribuoi me 1 gol dhe 2 asistime, duke u shpallur Lojtari më i Mirë i Ndeshjes dhe Lojtari që bëri diferencën.

Familja Shahini u shpreh,
Ky sukses është rezultat i punës së madhe, disiplinës dhe dashurisë për futbollin. Jemi shumë krenarë për Artin dhe rrugën që po ndërton në klubin El Clasico .
Ky sukses dëshmon potencialin e madh të Art Shahinit dhe rëndësinë e zhvillimit të talenteve të reja në futbollin kosovar