Jaime Monroy, ish-asistenti i njohur i Marcelo Bielsas te Leeds United, është në bisedime të avancuara me klubin e njohur shqiptar, Partizani.
Burime të Gazeta Stop bëjnë të ditur se trajneri portugez është shumë pranë të pranojë ofertën e klubit kryeqytetas dhe të marrë drejtimin e skuadrës së kuqe.
Nëse marrëveshja finalizohet, Monroy do të ketë në krah të tij edhe një emër të njohur nga futbolli kosovar – trajnerin Hivzi Ahmeti, i cili pritet të jetë ndihmës i tij.
Monroy aktualisht është i lirë nga angazhimet, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e stafit të Bielsas në Premier League me Leeds United.