Asnjë i vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë

Në Kosovë sot nuk është shënuar asnjë vdekje nga Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19. Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin e Armend Zemajt.

E kjo është hera e dytë që në Kosovë përgjatë këtyre tre muajve të fundit nuk është shënuar as edhe një rast i vdekjes.

Zemaj ka falënderuar po ashtu edhe zyrtarët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për kontributin e dhënë përgjatë kësaj kohe.