Bakayoko do të rikthehet te Chelsea

Tiemoue Bakayoko do të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit 2020/21.

Mesfushori francez është aktualisht në huazim te Napoli, aty ku ka treguar një formë mesatare.

Sipas asaj që raporton La Gazetta dello Sport, Bakayoko do të rikthehet në Stamford Bridge në këtë verë, për të përcaktuar të ardhmen e tij.

Ai nuk ka luajtur për The Blues që nga vitit 2018, duke mos u pëlqyer nga Maurizio Sarri, Frank Lampard, derisa me Thomas Tuchel nuk kishte rastin të punonte.

Mirëpo, Chelsea nuk planifikojë të mbajë në skuadër dhe po tenton që ta shesë atë për së paku 30 milionë euro.

Kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe skuadra nga veriu i Londrës nuk dëshiron ta humbë atë si lojtar të lirë.