Barcelona e mposht Napolin, vazhdon tutje në Ligën e Kampionëve

Barcelona ka arritur fitore në ndeshjen kundër Napolit, me rezultat 3-1 dhe kështu siguroi kalimin në çerekfinale.

Skuadra e Barcelonës që në fillim të ndeshjes bëri mjaftë presion dhe arriti të shënojë që në minutën e 10-të me golin e shënuar nga Lenglet.

Për blaugranët në pjesën e parë arritën të shënonin edhe Messi dhe Suarez dhe kështu me këto tri gola edhe siguroi fitoren.

Kurse për Napolin shënoi vetëm një gol Insigne nga penalltia.