Barcelona në garë për Silvan

Barcelona është futur në garë për sulmuesin portugez Andre Silva, i cili pritet të largohet nga Eintracht Frankfurti në fund të këtij sezoni. “Bild” ka raportuar të enjten se Barcelona tashmë ka kontaktuar ekipin gjerman në lidhje me transferimin e Silvas.

Portugezi 25-vjeçar po shihet te Barcelona si përforcim i duhur për sezonin e ardhshëm dhe ekipi spanjoll është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë për kartonin e tij. Silva po shkëlqen këtë edicion te Frankfurti, ku ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 7 asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me skuadrën nga Bundesliga deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te Milani, Sevilla e Porto. Krahas Barcelonës, në garë për Silvan janë edhe Arsenali, Manchester Unitedi, Wolverhamptoni e Atletico Madridi.