Baton Haxhiu tregon për herë të parë arsyen e largimit të tij nga Klan Kosova

Gazetari, Baton Haxhiu, ka treguar në emisionin Pressing në T7 arsyen pse është larguar nga Klan Kosova. Haxhiu thotë se ndër të tjera është larguar se nuk ka dashur të rrezikojë punëtorët për shkak të tij.

“Qëndrimin tim nuk e keni parë në politikat redaktoriale të Klanit”, ka shpjeguar Haxhiu.

“Nuk do lejoja që punëtorët e mijë të kishin probleme shkaku im. Mbaj përgjegjësi për këto.  U largova pasi nuk doja t’i rrezikoja punëtorët”, ka shtuar ai.

Haxhiu ka pasur disa fjalë edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, subjekt i cili i nuk i frekuentoi intervistat në Klan që dy vite.

“Vetëvendosje duket se ka pasur qëndrim politik kundër meje, jo ndaj Klanit”, ka thënë ai.

“Unë i kam arritë të gjitha në gazetari. Nuk kisha asgjë përfitim për vete. Por grupacioni politik që kërkon diktaturë mbi mendimin politik ka kërkuar të ngulfatë mendimin e lirë. E kam ditur se këta njerëz janë të pandershëm, të pamëshirshëm e sidomos kryetari i tyre. Nuk kam pasur mosmarrëveshje me pronarët”, shtoi Baton Haxhiu.