Bayern zyrtarizon Julian Nagelsmann si trajner

Skuadra e Bayern Munchen ketë të martë e ka zyrtarizuar si trajner Julian Nagelsmann

Në njoftimin e bërë nga klubi, bëhet e ditur se trajneri aktual i Leipzig do të marrë drejtimin e skuadrës së Bayernit më 1 korrik 2021, në fillim të sezonit të ri dhe do të ketë kontratë pesëvjeçare.

Ky zyrtarizim vjen pasi klubi gjerman është pajtuar me kërkesën e trajnerit aktual Hansi Flick që kontrata e tij të mbarojë me 30 qershor, dy vjet para përfundimit siç ka qene paraprakisht marrëveshja.