Biblioteka Kombëtare ndriçohet me ngjyrat kuq e zi

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka marrë një ngjyrë tjetër mbrëmjen e sotme.

Për nder të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë kupolat e biblotekës kanë marrë ngjyrën e kuqe.

Kujtojmë se edhe ndërtesa e Qeverisë sonte ka marrë ngjyrat e flamurit kuq e zi.

E në këtë ditë të rëndësishme për shqipëtarët ngjyra e flamurit morën edhe Ura e Bosforit në Turqi dhe ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa.