Bie ndjeshëm numri i infektimeve dhe viktimave me koronavirus në Shqipëri

Sot është shënuar një rënie e numrit të infektimeve dhe viktimave. Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 2 viktima dhe 179 raste të reja me kovid. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82 – 85 vjeç. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë.