Bilanci i COVID-19 në Kosovë, mbi 1600 raste aktive

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 17 mijë e 9 raste me COVID-19 nga 80 mijë e 886  persona të testuar.

Ndërkaq deri më tani 656 persona kanë humbur betejën me këtë virus.

Kurse, numri i të shëruarve ka shkuar në 14 mijë e 716, ose më saktësisht 86.5% e rasteve të infektuarve janë shëruar.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 1.637.