Sunny Hill Festival

Cila është ora më e mirë për marrëdhënie seksuale? Ekspertët rekomandojnë një orar të papritur!

Një studim i fundit i publikuar nga ekspertë të shëndetit seksual ka zbuluar se ora më e mirë për të kryer marrëdhënie seksuale nuk është domosdoshmërisht në mëngjes, siç besohej prej kohësh, por në mbrëmje – dhe pikërisht rreth orës 22:00.

Sipas specialistëve të Universitetit të Oxfordit, kjo orë përkon me një rënie të nivelit të stresit dhe një rritje të intimitetit emocional mes partnerëve. “Trupi dhe mendja janë më të relaksuar pas përfundimit të detyrave ditore. Në këtë orar, hormonet si oksitocina (hormoni i përqafimit) dhe dopamina janë më aktive, duke ndikuar drejtpërdrejt në kënaqësinë seksuale”, thuhet në raportin e studimit.

Gjithashtu, psikologët rekomandojnë që marrëdhëniet intime të zhvillohen në një orar që ndihmon edhe gjumin, dhe kjo e bën orën 22:00 ideale – pasi akti seksual ndihmon në prodhimin e hormoneve relaksuese që përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Pra, nëse doni të kombinoni pasionin me pushimin e mirë, ora 22:00 duket se është momenti i artë për jetën tuaj seksuale.