Sunny Hill Festival

Çmimet në Shqipëri “fluturojnë” – Edhe produktet bazë po kushtojnë shtrenjtë në bregdet!

Pushimet në Shqipëri po rezultojnë gjithnjë e më të kushtueshme, jo vetëm për çmimet e shezllonëve dhe akomodimit, por edhe për ato më bazike: ushqimet nëpër markete. Një faturë nga një dyqan në Gjirin e Lalzit tregon rritjen alarmante të çmimeve për artikujt e përditshëm.

🔍 Çka përmban kjo faturë?

  • 🥚 Vezë (10 copë) – 265 lekë
  • 🥛 Qumësht ALPSKO 1L – 275 lekë
  • 🧀 Krem djathi lope 200gr – 325 lekë
  • Montte(4 copë) – 475 lekë
  • 🛍 Qese e vogël plastike – 15 lekë

💰 Totali: 1,355 lekë (afërsisht 14.3 euro, duke llogaritur 1 euro = 95 lekë)

Këto çmime tregojnë se edhe për produkte bazë si vezë, qumësht apo djathë, qytetarët detyrohen të shpenzojnë më shumë se zakonisht, veçanërisht në zonat turistike ku rritja e kërkesës shoqërohet me ngritje të menjëhershme të çmimeve.

Një paketim i thjeshtë ushqimi po kushton sa një drekë modeste për dy persona, duke e bërë mbijetesën gjatë pushimeve gjithnjë e më të vështirë për qytetarët me buxhet mesatar.