Sunny Hill Festival

Copenhageni e Ferencvaroshi prej kundërshtarëve të mundshëm të Dritës

Sot prej orës 12:00 tërhiqet shorti për fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Dje u tërhoq shorti për raundin e parë kualifikues, ndërsa kampionia e Kosovës, Drita, përballet me Differdangen e Luksemburgut.

Nëse e eliminon Differdangen, në raundin e dytë Drita mund të ketë një skuadër të njohur evropiane. 

Copenhageni i Danimarkës, Ferencvaroshi i Hungarisë, Lech Poznani i Polonisë dhe fituesi i ndeshjes Ludogorets (Bullgari) – Dinamo Minsk (Bjellorusi), janë kundërshtarët potencialë të Dritës së Gjilanit në raundin e dytë kualifikues.