Në Deçan sot do të mbahet festa tradicionale “Dita e Gështenjës”, një ngjarje që tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor të kësaj komune.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen festës për të shijuar produktet dhe traditat vendase.
“Ejani të festojmë së bashku traditën, kulturën dhe shijet unike të gështenjës së Deçanit! Ju mirëpresim!”, ka shkruar Ramosaj.
Aktiviteti do të zhvillohet në Kompleksin “Fetnete Ramosaj” në orën 12:00.
