Del me armë në rrugë, Policia arreston një person në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ka dalë në rrugë me armë zjarri, të cilën e mbante në dorë, të shtunën në Deçan.

Njësitet Policore të Stacionit në Deçan nga i dyshuari kanë konfiskuar një AK-47, një karikator dhe dhjetë fishekë.

Më urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa të ndalimit policor, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë përmes një komunikate të dielën.