Deputeti i AAK-së kërkon që Vitia të raportojë në Kuvend për vaksinat Pfizer

Deputeti i AAK-së, njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj, ka kërkuar që Ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, të raportojë në Kuvend lidhur me raportimet e sotme në media për kontratat për vaksina.

“Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi kërkoj me urgjencë që Ministri Arben Vitia të raportojë për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer. Sigurimi i vaksinave nuk është lojë, por përgjegjësi shtetërore”.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë për media, ka thënë që lajmi i publikuar nga Insajderi se qeveria e ka refuzuar kontratën me BionTech për sigurimin e vaksinave është i rrejshëm dhe i pavërtetë.