Deri në maj Kosova do të furnizohet edhe me 76 mijë e 800 vaksina

Kosova deri në maj do të furnizohet me 76 mijë e 800 doza shtesë të vaksinës ndaj koronavirusit nga COVAX.

Kjo është bërë e ditur nga programi i UNICEF-it në Kosovë.

“76,800 doza shtesë të vaksinave COVID-19 do të dorëzohen në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAXNe nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Së bashku mundemi”, thuhet në një njoftim të UNICEF-it në Kosovë.

24 mijë dozat e para të vaksinës ndaj virusit korona kanë arritur të dielën mbrëma në Kosovë, ndërkaq tashmë ka nisur vaksinimi i stafit shëndetësor.