Dëshmitarët rrëfejnë rastin, gruaja doli e gjakosur nga banesa në Rrugën B

Në Rrugën B në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur një rast i rëndë, pasi një person dyshohet se ka therur veten për vdekje pasi paraprakisht kishte lënduar të dashurën e tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, ku bëhet e ditur se 34 vjeçari ka humbur jetën ndërsa 30 vjeçarja është lënduar nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Viktima dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”.

Sipas dëshmitarëve gruaja ka dalë e pergjakosur prej banesës dhe ka pranuar ndihmën e parë ia kanë dhënë të pranishmit.