Ka dështuar për të 42-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e partive PDK, LDK, AAK e partive tjera më të vogla nuk po e votojnë themelimin e Komisionit për votim të fshehtë.
Këto parti janë shprehur kundër kandidates së propozuar nga LVV për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Seanca e radhës është caktuar për të hënën më 7 korrik 2025.