As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.
Në përpjekjen e 54-të, ata do të mblidhen sërish sonte, në orën 22:00, në ditën e fundir të afatit 30 ditor të vendosur nga Kushtuesja.
Si zakonisht, edhe në këtë seancë, kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputetëve – atij të PDK-së, Abelard Tahiri, të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu dhe asaj të AAK-së, Time Kadrijaj.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Megjithatë, Vetëvendosje dhe partitë e tjera vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.