Xhavit Haliti

Djali dyshohet se goditi babanë me sëpatë në Deçan

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku sipas dyshimeve fillestare, një i ri ka goditur me sëpatë babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime serioze.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës ka bërë të ditur se i lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar për trajtim të mëtejmë në Pejë.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për sigurimin e saj. Pas trajtimit në QMF, viktima është udhëzuar për në Pejë. Në vend ka qenë edhe prokurorja e shtetit, e cila ka kontaktuar viktimën dhe është njoftuar me lëndimet e pësuara. Me urdhër të saj, rasti i është kaluar sektorit të hetimeve rajonale – krime serioze. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar”, ka deklaruar ai.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti të rëndë.