Djali i Shaban Sylës dyshohet se vrau një person në Drenas

Personi me inicialet L.S. i cili është i biri i të dënuarit në rastin “Bllaca 2”, Shaban Sylës, dyshohet se ka kryer sonte një vrasje në Nekoc të Drenasit.

Lajmin se ka ndodhur një vrasje sot rreth orës 19:00 në Nekoc të Drenasit, e ka konfirmuar për klankosova.tv, zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Nekoc të Drenasit ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike”.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”.

“Lidhur me këtë rast të vrasjes, janë identifikuar tre persona të dyshuar dhe jemi në kërkim të tyre. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.