Djali i ish-deputetit të LDK’së vdes nga koronavirusi


Një person ka vdekur nga koronavirusi në Deçan.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID-19. Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Ramosaj.