Donaldi nis pushimet në Gjermani

Donald Veshaj ka qenë ndër personazhet publike më të komentuara muajve të fundit.

Ai u përfol vazhdimisht që nga pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP, ndërsa edhe pas daljes nga shtëpia e famshme aktori është në fokus të mediave rozë.

Donaldi ndonëse nuk ka qenë aktiv në rrjetet sociale pas përfundimit të spektaklit, ai së fundmi ka treguar se ndodhet jashtë Shqipërisë.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Përmes disa imazhe që ndau me fansat në Instagram, Donaldi zbuloi se ka udhëtuar drejt Gjermanisë dhe bashkë me vëllain e tij binjak, Romeo ndodhen për vizitë te miku i tyre dhe aktori i famshëm shqiptar, Blerim Destani.

“Më shumë ide sesa kohë”, ka shkruar Donaldi në mbishkrimin e fotos.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Ndërkohë, një imazh përkrah vëllezërve ka publikuar edhe vetë Blerimi, i cili ka treguar mbështetjen e tij për Donaldin edhe gjatë kohës kur ai ishte në BB VIP.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që kohëve të fundit u tha se Donaldi i dha fund lidhjes me Beatrix Ramosaj, me të cilën u lidh gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP.

Dyshja nuk janë parë së bashku që nga finalja e madhe e spektaklit, madje edhe kanë larguar njeri-tjetrin nga Instagrami.