Dua Lipa ndan pamje nga provat e fundit para “Studio 2054”

Dua ka publikuar pamje nga prapaskenat.

Performanca magjike e këngëtares Dua Lipa, Studio 2054 do të transmetohet ‘live’ dhe ‘online’ edhe në Kosovë këtë të premte, më 27 nëntor 2020, me fillim prej ora 21:30, në LIVENow, shkruan lajmi.net.

Siç u bë e ditur artistja shqiptare, mysafirë të spektaklit do të jenë edhe yjet e mëdhenj të muzikës botërore si: Kylie Miogue, Miley Cyrus, J Balvin dhe shumë emra të tjerë.

Derisa ka mbetur vetëm edhe një ditë, Dua ka treguar nëpërmjet një postimi se gjithçka është gati. Ajo ka publikuar foto nga provat dhe duket tejet e përkushtuar si zakonisht.

“Shumë afër”, ka shkruar Dua pranë postimit të bërë në Instagram.