Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, 6 persona dërgohen në spital

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç’rast janë lënduar 6 persona. 

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali nga Policia e Kosovës ku kanë njoftuar se kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një kamionetë.

Përgjigja e policisë: 

Rreth ores 18:15 ne autostraden Ibrahim Rugova ne km 36 drejtimi Suharekë-Malishevë, ne interval te shkurter kohor jane shkaktuar dy aksidente trafiku me lendime trupore ku te pefshira kane qene 4 automjete: tri vetura dhe nje kamionet. Raportohet se ne te dy rastet jane të lënduar 6 persona te cilet edhe kane marr trajtim mjeksor ne Prizren. Njesiti per menaxhimin dhe kontrollin e autostrades i Policise se Kosoves eshte marr me rastet dhe kane kryer procedurat e nevojshme ligjore.