Dy ndeshje interesante sot, përballje mes Ferizajt-Dritës dhe Llapi-Prishtina

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot pasdite pritet të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante.

Në ndeshjen e parë, Ferizaj do të përballet me Dritën, me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë, Llapi, pas tri fitoreve radhazi, do të sfidohet nga Prishtina në një duel direkt mes dy skuadrave që aktualisht ndajnë pozitat e shtatë dhe të tetë në tabelë.  Kjo përballje mes Llapit dhe Prishtinës nis në ora 16:00.