Sunny Hill Festival

Dy të vdekur dhe 38 raste të reja me koronavirus

Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën, ndërsa nga 3.285 testime, 38 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 185 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 155.379.

MSH-ja njofton se numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.895.