Dy të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur dy pacientë të prekur me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.

“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, janë bërë 654 testime, pozitiv kanë rezultuar 41 ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar Zemaj.