Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra pas vdekjes së Agon Zejnullahut, mëson Gazeta Express.
Në vend të tij pritet të vijë Brahim Shatrolli, i cili deri më tani ishte në pozitën e Komandantit të Trafikut Rajonal në Ferizaj.
Kjo lëvizje vjen pas rastit që tronditi Kosovën, vdekjes së Agon Fejzullahut, për këtë rast tashmë janë në paraburgim pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”.