Derisa kohët e fundit ka shumë keqkuptime në rrjete sociale rreth vlerave ushqyese të disa prej ushqimeve të caktuara, përfshirë qumështin e vajin e lulediellit, The Washington Post ka shkruar se si të identifikohen mitet që po qarkullojnë.
Qumështi i papasterizuar
Qumështi i papasterizuar, apo që merret direkt nga lopa, pa u vluar, ka qenë prezent nëpër shumë artikuj së fundmi. Disa në favor të tij, pretendojnë se qumështi i papasterizuar përmban më shumë vlera ushqyese sesa ai i pasterizuar.
“Në të vërtetë nuk ka prova konkrete që qumështi i papasterizuar është më i mirë se sa si i pasterizuar, apo se pasterizimi ul sasinë e vlerave ushqyese. Pasterizimi është thjeshtë një proces më anë të të cilit ngrohet qumështi dhe si rezultat vriten organizma që mund të shkaktojnë sëmundje të rënda”, ka thënë dietologia Alison Kane, nga spitali i Massachusettesit në Boston.
Në fakt shumë ekspertë thonë se pasterizimi është një ndër zhvillimet më të mëdha kur bëhët fjalë për sigurinë e ushqimit.
Një studim i bërë së fundmi nga Food and Drug Administration (FDA) ka gjetur se pasterimizi ka mbytur me efektshmëri të lartë qelizat e gripit të shpezëve në të gjitha mostrat e qumështit që ka testuar.
Është me rëndësi të ceket që bakteret prezentë në qumësht të papasterizuar mund të jenë të rrezikshme për këdo, por të rriturit më në moshë mund të jenë më të rrezikuar nga konsumimi i ushqimit të kontaminuar, përfshirë edhe qumështin e papasterizuar.
Vaji i farave
Vaji i farave si canola, farës së rrushit, farës së lulediellit e sojës, merren nga farat e bimëve. Kritikët thonë se niveli lartë acidit yndyror omega 6 te këto vaje, mund ta rrisin inflamacionin në trup dhe konsumimi i tyre mund të shkaktojë kancer, sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2 e sëmundje të tjera.
Por provat shkencore nuk e mbështesin këtë teori.
“Në dhjetëra studime që është analizuar efekti i omega 6 në inflamacion, nuk kam parë asnjë që ka treguar se ka efekt inflamator, dhe gati gjysma e studimeve kanë treguar se ka efekte antiiflamatore”, ka thënë Willett.
Për shembull raporti i vlerësimit të 30 studimeve, që është publikuar në gazetën Circulation, ka gjetur se personat që kanë pasur më së shumti omega 6 në gjak kanë pasur 7 për qind më pak rrezik nga sëmundjet kardiovaskulare, mbase sepse ky acid ulë nivelin e inflamacionit.
Willett gjithashtu ka thënë se ka dekada që e di se këto lloj vajesh, gjithashtu mund ta ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe konsumimi ma i madh i tyre ka kontribuar në zvogëlimin e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës në SHBA.
Një gjë që krijon shqetësim të ekspertët është se këto vaje përdoren shumë në industrinë e ushqimeve të shpejta, ku përdoren disa herë duke e ri-ngrohur të njëjtin.
“Nëse gatuan në shtëpi me vaj nga farat e bimëve nuk je duke bërë gabim! Mund t’i përdorësh edhe në sallata e ushqime të tjera, vetëm se nuk duhet ri-përdorur duke i ri-ngrohur”, ka thënë Jessica Clifford, specialiste e vlerave ushqyese dhe shkencës ushqimore në Universitetin e Colorados.
Mishi i shumëpërpunuar
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka bërë të ditur se mishi i shumëpërpunuar, që konsiderohen të jenë salsiçet, krem viçet e proshuta, është kancerogjen. Edhe studimet e fundit po vazhdojnë ta mbështesin këtë teori. Një analizë e 148 studimeve, që u publikua në European Journal of Epidemiology, ka gjetur se konsumimi i shpeshtë i këtij mishi rrit rrezikun për kancer të zorrës së trashë.
Fajtorët po kosniderohen të jenë substancat që përdoren në industrinë e mishit të përpunuar, si disa lloje nitratesh sintetike. Ani pse në paketim mund të shkruhet se nuk përmban nitrate, Clifford ka thënë se trupi i njeriut reagon njësoj si ndaj nitrateve sintetike ashtu edhe atyre natyrale. Sipas saj, çfarëdo lloj mishi të shumë përpunuar përmban sasi të madhe të kripërave, që rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës.
Ushqimet që bluhen e bëhen pluhur
Ushqime që bluhen e bëhen pluhur si për shembull erëzat, pemët e perimet e ndryshme kanë fuqi që të ndikojnë në rritjen e energjisë trupore, të përmirësojnë tretjen, të përmirësojnë imunitetin e ndoshta edhe ta eliminojnë nevojën për të ngrënë fruta të plota.
“Ani pse këto ‘pluhura’ mund të duken sikur përmbajnë vlera ushqyese, nuk përmbajnë fibra, e as ujë sikur frutat e plota”, ka thënë Kane.
Është e mundur që vlerat ushqyese të shkatërrohen përgjatë procesit te pluhurosjes.
Doktorët rekomandojnë që sa më shumë të gatuhet ushqimi në shtëpi duke mos përdorur produkte ushqimorë të shumëpërpunuara.
Ata gjithashtu kanë cekur se nuk duhet ndjekur informacione të pa verifikuara nëpër rrjete sociale që kanë për qëllim vetëm klikimet më anë të publikimit të titujve bombastik.