Efekti COVID-19: Sivjet 150 mijë polica më pak

Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti të gjitha kompanitë e sigurimeve, duke përfshirë këtu edhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, kanë shitur 347.403 polica obligative e vullnetare.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë më pak 147 mijë e 524 polica. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, alarmon për rritje enorme të numri të automjeteve të paregjistruara të cilat po qarkullojnë nëpër rrugët ë Kosovës

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti numri i policave të shitura nga kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve është më i vogël për 147 mijë e 524 polica. Referuar  të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë 6 muajve të parë të këtij viti janë shitur gjithsej 347.403 polica sigurimi, ku nga ky numër 172.486 janë polica TPL, 65.567 janë polica kufitare si dhe pjesa tjetër prej 109.350 janë polica vullnetare. Derisa gjatë 6 muajve të parë të vitit 2019 janë shitur 494.927 polica, ku nga ky numër 207.959 janë polica TPL, 120.671 janë polica kufitare deri sa 166.297 janë polica vullnetare. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, alarmon për rritje enorme të numrit të automjeteve të paregjistruara të cilat po qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës. “Nga viti 2018, por edhe aktualisht, ne kemi kërkuar dhe po kërkojmë përkrahjen Institucionale për të ulur numrin e madh të automjeteve ta paregjistruara të cilat janë duke qarkulluar në vazhdimësi nëpër rrugë. Ngado po dëmtohen qytetaret, po dëmtohet shteti, po dëmtohemi ne. Është momenti i fundit kur të gjithë së bashku duhet të angazhohemi për ta ulur këtë numër” , ka thënë drejtori Mazreku.

“Nga viti 2018, por edhe aktualisht, ne kemi kërkuar dhe po kërkojmë përkrahjen Institucionale për të ulur numrin e madh të automjeteve ta paregjistruara të cilat janë duke qarkulluar në vazhdimësi nëpër rrugë. Ngado po dëmtohen qytetaret, po dëmtohet shteti, po dëmtohemi ne. Është momenti i fundit kur të gjithë së bashku duhet të angazhohemi për ta ulur këtë numër”, ka thënë drejtori Sami Mazreku.