Era Istrefi tërheq vëmendjen e ndjekësve me pozat atraktive (Foto)

Era Istrefi është ndër këngëtaret më të pëlqyera në estradën shqiptare.

Ani pse kohëve të fundit ajo nuk është shumë aktive me prurjet të reja muzikore, sërish vëmendja e audiencës qëndron tek ajo.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të mahnit fansat, që e përkrahin vazhdimisht.

Bukuroshja bionde është parë e veshur me plot stil, derisa nuk ka kursyer ekspozimin e tipareve trupore.

Bluzën e zezë Era e ka kombinuar me një palë pantallona, që e bënë të dukej edhe më tërheqëse.

Një numër i madh i komentuesve ndërkohë, patën rastin që t’i japin komplimente këngëtares në postim.