Sunny Hill Festival

Facebooku ua lë përdoruesve vetëm dy opsione për çështjen e ndjekësve

Rrjeti social Facebook i ka njoftuar përdoruesit se nga 16 qershori do të ndryshojë mënyrën e shfaqjes së ndjekësve në profilin personal dhe në atë që njihet si “Professional Mode”, veçori e fokusuar te krijuesit apo figurat publike.

Facebook ka njoftuar se ndjekësit do të jenë publikë në profilin tuaj nëse e keni zgjedhur veçorinë e dytë, por nëse zgjidhni opsionin e përmbajtjes private, do të mund të vazhdoni ashtu siç ka qenë deri më tani, në platformën private.

Njoftimi nga Facebook

Opsioni i veçorisë për përmbajtje publike është i përshtatshëm për krijuesit në rrjete sociale si gazetarët, artistët, politikanë apo figura publike.

Opsioni “continue without public followers” nënkupton që ndjekësit e juaj do të vazhdojnë të shihen vetëm nga miqtë tuaj.