“Fansat e mi janë gjithë bota për mua”, Tayna thotë disa fjalë nga zemra për fansat e saj

Tayna së fundmi u ka dedikuar fansave të saj disa fjalë të ëmbla.

Reperja e njohur kosovare është mjaft e dashur me fansat e saj dhe këtë gjë e dëshmon jo rrallë herë, shkruan lajmi.net.

Tayna përdor rrjetet sociale për të komunikuar me ndjekësit e saj dhe shpesh herë edhe u kthen mesazhet duke i ndihmuar ata me ndonjë problem që mund të kenë ata.

Së fundmi ajo ka pranuar një mesazh nga një fanse ku i tha se ajo ka luftuar me vetëbesim tërë jetën por duke dëgjuar këngët e Taynës ka arritur që t`i kthehet vetëbesimi dhe ndihet mirë me veten.

Tayna i ktheu mesazhin duke i thënë se të gjithë kanë këtë problem pa marrë parasysh a është femra më e bukur në botë apo jo, por ajo që vlen është inteligjenca, shpirti dhe zemra e mirë.

Më vonë reperja postoi një fotografi të zezë në Instastory ku mbi të kishte shkruar se fansat e saj janë e gjithë bota për të dhe se do të donte t`i shëronte të gjithë plagët e tyre nëse do të kishte mundësi ta bënte.

“Fansat e mi janë e gjithë bota për mua dhe nëse do të kisha mundësi do t`u shëroja të gjitha plagët nga zemrat e tyre të mira… do t`i bëja ta duan veten më shumë se mua dhe më shumë se gjithçka tjetër në botë, ju jeni të bukur, ja vleni dhe juve ju duan “, shkroi Tayna.