Ferizaj, e mitura arratiset nga shtëpia

Në Ferizaj një nënë ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se që nga data 13.03.2021, vajza e saj e moshës së mitur është larguar nga shtëpia, dhe se ka informata se ajo bashkëjeton me një person të njohur për ankuesen”.

Për më tepër, policia ka njoftuar se tashmë rasti është duke u hetuar.