Flet i moshuar nga Ferizaj i cili ankohet për vendosjen e fotos së Rita Orës në banesën e tij (Video)

Rita Ora padyshim mbetet një nga krenarit më të mëdha të shqiptarëve, e për të nderuar emrin e saj, në qytetin e Ferizajt është pikturuar fotografia e saj me veshje tradicionale në një mural në pjesën të një banese.

Të shumta kanë qenë komente pozitive  për këtë pikturë, madje edhe vetë këngëtarja me famë ndërkombëtare ndau me ndjekësit e saj këtë fotografi.

Por kjo gjë nuk po i pëlqen një qytetari të Ferizajt , madje ai as nuk po e njeh figurën e këngëtares.

Në një lidhje direkte në emisionin “Studio A” në ATV i moshuari thotë se vetëm sepse është i ve i është vendosur fotografia “E një gruaje të panjohur” në ndërtesën ku ai e ka banesën, madje të njëjtën gjë thotë se po ua thonë edhe shokët e tij.