Fotot e rralla të hoteleve luksoze ndërkombëtare të Kim Jong-un në Koren e veriut

Korea e Veriut mbetet një nga vendet më të mistershme të botës, por disa foto të rralla të ndara me mediat britanike, tregojnë krijimtari suprizuese në hotelet ndërkombëtare “të bllokuara në kohë” të Penianit.

Që prej krijimit të saj nga gjyshi i Kim Jong-un, Kim Il-sung në 1948, kombi heremit kufizon në maksimum kontaktet me jashtë dhe censuron lajmet publike.

Por nganjëherë lejon gazetarë të huaj të marrin pamje nga jeta e vendit, siç ishte turneu i gazetarit australian dhe fotografes James Scullin që shëtitën mes tw tjerash dhe në hotelet ndërkombëtare të vendit.

Fotot e tyre dokumentojnë uniformitetin e ambjenteve të brendshme me bukuri dhe kreativitet surprizues.

37 vjeçari Scullin u bë i fiksuar me arkitekturën “brutaliste dhe strukturat imponuese në vend” kur udhëtoi atje në 2011.

Ai thotë se ishte i habitur nga “vëmendja ndaj detajeve” dhe shprehjet e mendimit imagjinativ.

11 hotelet ndërkombëtare u ndërtuan nga viti 1961 deri në 1996 në kryeqytetin Penian dhe tashmë janë dokumentuar në librin e autorit me të njëjtin emër.

Disa prej dhomave kanë mure të veshura me lule ndërsa sallat e banketit janë gjigande me shandelier dhe piktura panoramike, të evidentuara nga ndriçim i specializuar.

Scullin thotë se dhoma e karaokes në Hotel Koryo ishte e preferuara e tij me dekor të përshtatur nga seriali amerikan ‘The Brady Bunch’.

Ai thotë për Express.co.uk: “Është si një dhomë e re gjumi për Greg Brady nga vitet 1970-të, me llampa vaji, jastëkë të mëdhej dhe perla të varura nga tavani.”

“Ka mjaft stil në këtë dhomë karaoke me gurë të varur nga tavani dhe një statujë qeramike qeni”.

“Ne jemi në Korenë e Veriut – vendi autoritar ku të gjithë jane me uniforma, dhe bashkë me të kemi dhe këtë kreativitet”.

Gjatë udhëtimeve të tij me fotografen Reed ata bënë foto dhe me stafin e hoteleve, për të cilët thonë se ishin “të turpshëm e modestë” por me të gjallë pas inkurajimit te te ftuarve.

Scullin thotë se të ftuarit kryesorë të hoteleve ishin qytetarë kinezë.

Ai shton: “Është si njëfarë nostalgjie. Ata vijnë në Korenë e Veriut sepse u duket si Kina në vitet shtatëdhjetë. Ndoshta vijnë këtu sepse i duket si Kina para vëshimit të turistëve perëndimorë”.

“Është interesante sepse është një vend kaq i jo-globalizuar, prandaj është interesante të kuptosh dhe motivet e ardhjes së vizitorëve”.

Megjithse hotelet nuk mbushen ndonjeherë ata mbeten të hapur dhe në formë të përkryer.

Scullin shton: “Hotelet perëndimore që nuk kanë njerëz falimentojnë ose shiten, por në vende si Korea e Veriut nuk ka raport kërkesë e ofertë dhe hotelet vazhdojnë punën, nëse ka turistë apo jo”.

ImageScullin u bë i fiksuar me arkitekturën “brutaliste dhe strukturat imponuese në vend” kur udhëtoi atje në 2011

ImageScullin thotë se dhoma e karaokes në Hotel Koryo ishte e preferuara e tij me dekor të përshtatur nga seriali amerikan ‘The Brady Bunch’.

ImageGazetari australian dhe fotografja James Scullin shëtitën mes të tjerash në hotelet ndërkombëtare të vendit.

ImageAi thotë se ishte i habitur nga “vëmendja ndaj detajeve” dhe shprehjet e mendimit imagjinativ.

ImageMegjithse hotelet nuk mbushen ndonjeherë ata mbeten të hapur dhe në formë të përkryer.

ImageGjatë udhëtimeve të tij me fotografen Reed ata bënë foto dhe me stafin e hoteleve

Image