Fustani me dekolte të hapur, i zbulon shumë Kejvinës në fotosesionin e ri

Kejvina realizoi tjetër fotosesion dhe vjen atraktive si çdo herë.

Kejvina Kthella vazhdon të rrëmbejë vëmendje me paraqitjet tërheqëse në rrjete sociale.

Kësaj radhe, modelja u shfaq e veshur me një fustan të zi dhe të shkurtër, në të cilin ekspozon gjoksin dhe këmbët seksi.

Modelja mori komente të shumta nga ana e ndjekësve, të cilët e komentuan për paraqitjen dhe linjat perfekte.

Ky set erdhi pas imazheve të fundit, ku bukuroshja u shfaq me fustan të shkurtër dhe dukej shumë tërheqëse.

Kejvina Kthella para pak jave ka pozuar për brendin “Guess”, ndërsa po punon me fotosesione të reja.