Xhavit Haliti

GAP: Vetura dhe derivatet kryesojnë importet, rryma dhe plastika te eksportet

Instituti GAP ka publikuar një grafik informues mbi 10 produktet më të eksportuara dhe importuara nga Kosova gjatë vitit 2025, bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës. Sipas këtyre të dhënave, importet dominohen nga veturat me vlerë 651 milionë euro, të pasuara nga derivatet e naftës me 560 milionë euro dhe energjia elektrike me 259 milionë euro. Në listën e importeve kryesore përfshihen gjithashtu cigaret (158 mln €), shufrat prej çeliku (154 mln €), medikamentet (149 mln €), pijet joalkoolike (102 mln €), çimentoja (66 mln €), ëmbëlsirat (96 mln €) dhe gjedhët (95 mln €).

Në anën tjetër, eksportet kryesohen nga energjia elektrike me 55 milionë euro, ndjekur nga plastika (56 mln €) dhe pijet joalkoolike (54 mln €). Produkte të tjera të rëndësishme eksporti janë mobiliet (48 mln €), konstruksionet prej çeliku (36 mln €), tubat e çelikut (26 mln €), kostumet për gra (24 mln €), dyshekët (24 mln €), mbetjet e scrap-it (23 mln €) dhe veshjet e thurura (20 mln €). Instituti GAP sqaron se të dhënat për energjinë elektrike mund të përfshijnë edhe energjinë që kalon tranzit përmes Kosovës.