Garës për deputet të PDK-së i futet edhe më i përkrahuri në rajonin e Prizrenit, Nezir Çoçaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës nga rajoni i Prizerenit, Nezir Çoçaj, rikthehet sërish në garën për deputet.

Çoçaj, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 dhe 2017, ishte kandidati më i votuar nga rajoni i Prizerenit.

Ai ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim. Aktualisht është drejtor i Institutit Pedagogjik i Kosovës.

Çoçaj po ashtu ka qenë i rreshtuar në radhët e UÇK-së, që nga ditët e para.