Sunny Hill Festival

Gati për Sunny Hill Festival? Ja çfarë mund të merrni me vete 

A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të Festivalit Sunny Hill? A keni menduar se çfarë të merrni me vete? Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë.  

Prishtinë, Na ndajnë edhe pak ditë deri të edicioni më i ri i Festivalit Sunny Hill. Koha e duhur për të shikuar listën e gjërave që duhet të merrni me vete dhe atyre që nuk lejohen në hapësirat e festivalit. Ky udhëzues është menduar për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për një përvojë të paharrueshme, të sigurt dhe pa shqetësime. 

Çka mund të merrni me vete? 

  • ID – Letërnjoftim/pasaportë ose dokument tjetër identifikues; 
  • Powerbank – që të mos mbeteni pa bateri në momentet më të mira; 
  • Syze dielli dhe kapelë – për të shijuar ditët me diell pa u shqetësuar. 
  • SPF/krem mbrojtës nga dielli – sepse kujdesi për lëkurën nuk del kurrë nga moda; 
  • Çantë shpine ose tote bag, si dhe një xhaketë apo duks për netët e freskëta; 
  • Kamera (jo profesionale) – për të kapur kujtimet më të bukura; 
  • Mos harroni të pini shumë ujë, të konsumoni alkool me përgjegjësi dhe të kujdeseni për ambientin. 

Çka nuk duhet të merrni me vete, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve! 

  • Substanca të paligjshme dhe narkotike; 
  • Produkte aerosolike (sprej, deodorant, parfume etj); 
  • Ushqime e pije nga jashtë; 
  • Objekte të mprehta. 

Festoni me përgjegjësi dhe nëse akoma nuk keni blerë biletën tuaj tani keni mundësinë e fundit. Klikoni në link dhe bëhuni gati për një eksperiencë të paharruar:https://sunnyhillfestival.com/