Gjakovari ther me thikë vëllanë, arrestohet

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti kishte therur me thikë vëllanë e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje në mes tyre.

Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.