Gjashtë të vdekur e 156 të infektuar me COVID-19 të premten në Maqedoni

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë shumë e goditur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi të premten ka raportuar 156 raste të reja me COVID-19. Plot 100 raste të reja janë në Shkup. Në Tetovë janë 19 raste të reja, ndërsa në Kumanovë 11 raste.

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur gjashtë pacientë me COVID-19. Katër prej të vdekurve janë nga Shkupi e dy nga Tetova. Më i riu prej viktimave ishte 66-vjeçar, ndërsa më i vjetri 76-vjeçar.

Të premten në vendin fqinj janë shëruar 27 pacientë me COVID-19, dhjetë prej tyre në Shkup.

Në Maqedoni të Veriut deri më tani janë infektuar me koronavirus 4820 persona. Janë shëruar 1864, kanë vdekur 222, ndërsa raste aktive janë 2735.

Në 24 orët e fundit janë testuar 1227 mostra.