Sunny Hill Festival

Gjatë 24 orëve të fundit 50 persona preken me koronavirus

Këtë të mërkurë infektimet nga koronavirusi në Shqipëri kanë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me ditën e djeshme.

Top Channel mëson se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 50 persona.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan 82 raste. Kjo është shifra më e lartë që vendi ynë ka regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një rikthim në karantinë nëse shifrat vijojnë me rritje.