Gjatë intervalit prej 8 javësh mes dozave të Pfizerit prodhohen më shumë antitrupa, sipas studimit

Një kohë më e gjatë midis dhënies së dozave të para dhe të dyta të vaksinës Pfizer-BioNTech për COVID-19 e bën sistemin imunitar të trupit të prodhojë më shumë antitrupa që luftojnë infeksionin, kanë zbuluar studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Një kohëzgjatje prek tetë javëve duket të jetë hapësirë e mirë për të ndaluar variantin Delta.

Mbretëria e Bashkuar fillimisht pati zgjatur periudhën mes dy dozave në 12 javë në fund të vitit 2020, raporton BBC.

Por, ndërsa programi i vaksinimit është shpërndarë në grupmosha më të gjera, njerëzit janë inkurajuar të marrin dozën e dytë pas tetë javësh.

Për studimin, studiuesit krahasuan përgjigjet imune të 503 pjesëtarëve të stafit të shërbimit spitalor që morën dy doza në intervale të ndryshme në fund të vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021, kur varianti Alpha po përhapej me shpejtësi.

Nivelet e antitrupave në gjakun e tyre u matën një muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Nga gjetjet ka dalë që intervalet e shkurta dhe të gjata të dozave të vaksinës Pfizer kanë dhënë përgjigje të forta imune në përgjithësi, se intervali prej 3 javësh ka nxjerrë më pak antitrupa neutralizues që mund ta ndalojnë atë të infektojë qelizat sesa një interval 10-javor, etj.